Friday, January 24, 2014

Zyrtare: United transferon Kagawan



Gjiganti anglez, Manchester United, ka bërë të ditur se ka kompletuar transferimin e mesfushorit ofensiv japonez, Shinji Kagawa.

Më herët gjatë muajit United kishte arritur marrëveshjen me Dortmundin, ndërsa pas testeve mjekësore, lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“Shinji është lojtar i jashtëzakonshëm me aftësi të mëdha, vizion dhe sy të mirë për gol. Jam i ngazëllyer që ka zgjedhur të vijë te United. Besoj se ai do të bëjë impakt në ekip shpejt, pasi i përshtatet lojës tonë. Ne mezi presim të punojmë me të”, ka theksuar pas nënshkrimit Sir Alex Ferguson./VeqSporte/

No comments:

Post a Comment